Japonia do të aplikojë dozën e tretë të vaksinës antiCovid

Bordi Këshillimor i COVID-19 në Japoni diskutoi planin për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës në luftën kundër koronavirusit të ri dhe varianteve të tij.

Japonia vendosi të aplikojë dozën e tretë të vaksinës në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe varianteve të tij.

Sipas një lajmi, i bazuar në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se Bordi Këshillimor i COVID-19 ka marrë në shqyrtim planin për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës në luftën kundër varianteve të pandemisë.

Bordi diskutoi pretendimet se niveli i antitrupave të prodhuara kundër COVID-19 bie gjashtë muaj pas dozës së dytë dhe se vaksina e ka humbur efektivitetin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshirë Delta, variant që është shfaqur edhe në Japoni.

Duke marrë në konsideratë edhe thirrjet e prodhuesve të vaksinave për domosdoshmërinë e dozës së tretë, bordi në fjalë vendosi të vërë në praktikë planifikimin për marrjen e dozës së tretë.

Sipas kësaj, personat që kanë marrë dy doza të vaksinave: “Pfizer”, “Moderna” ose “AstraZeneca” do të jenë në gjendje të marrin edhe një dozë të tretë nga e njëjta markë vaksine nëse aplikojnë.

Thuhet se detajet rreth datës së fillimit të administrimit të dozës së tretë të vaksinës dhe kategorive që do të përfshihen do të bëhen publike më vonë.

Kategoritë
BotaLajme