Japonia do të bëjë stërvitje të përbashkët me Francën dhe ShBA kundër kërcënimeve të Kinës

Forcat e Mbrojtjes Tokësore të Japonisë (GSDF) do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët të përmasave të mëdha me Francën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër aktiviteteve kërcënuese të Kinës.

Forcat e Mbrojtjes Tokësore të Japonisë (GSDF) do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët të përmasave të mëdha me Francën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër aktiviteteve kërcënuese të Kinës.

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Kishi Nobuo në konferencën për shtyp tha se stërvitja e përbashkët me Francën dhe ShBA-në do të zhvillohet midis datave 11 dhe 17 maj në Kyushu, që ndodhet në jugperëndim të vendit.

Duke tërhequr vëmendjen se forcat tokësore të tre vendeve për herë të parë do të kryejnë një manovër kaq të madhe ushtarake Kishi tha: “Franca ndan me ne vizionin për një rajon “Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur’.

“Japonia në kuadër të mbrojtjes së ishujve të largët të saj dëshiron të forcojë bashkëpunimin me ShBA-në dhe Francën dhe të zhvillojë aftësitë taktike të forcave të saj tokësore”,- u shpreh ministri Kishi lidhur me qëllimin e stërvitjes.

Pjesë e stërvitjes do të jenë luftimet në zona të banuara dhe operacionet zbarkuese. Manovra do të zhvillohet në bazën stërvitore Kirishima të Forcave Tokësore të Japonisë në rajonin Kyushu dhe në kampin ushtarak Ainoura.

Agjencia “Kyodo” në një lajm të saj tërheq vëmendjen se Franca ka territore të saj në rajonet e Oqeanit Indian dhe Paqësorin Jugor dhe ajo ka interesa strategjike në rajonin e Indo-Paqësorit.

Kategoritë
BotaLajme