Jasharaj paralajmëron grevë nga 20 prilli: Fajtori i vetëm është Kurti dhe qeveria e tij

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) ka kërkuar rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Në protestën para objektit të neverisë u paralajmërua ekzekutivi për masa më radikale.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se nuk do të vazhdojnë të durojnë qeverinë pa zbatuar kërkesat e tyre.

Ndërsa, udhëheqësi i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se prej datës 20 prill do të jenë në grevë nëse kërkesat e tyre hasin në veshë të shurdhër.

“Këta punëtorë të arsimit, nga 20 prilli do t’i shohësh në grevë dhe populli lë ta dijë se fajtori i vetëm është kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Në të ardhmen do të jemi këtu, sepse është sheshi ynë, në të ardhmen do të jemi në shkolla, por do të jemi në grevë”, është shprehur Jasharaj.

Paraprakisht, sindikalistët parakaluan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe e përfunduan protestën para objektit qeveritar.

Kategoritë
LajmeVendi