Javën e ardhshme mbahet takimi në nivel të kryenegociatorëve të dialogut

Në Bruksel javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Klankosova.tv me anë të burimeve ka mësuar se takimi në nivel të kryenegociatorëve do të jetë më 16 nëntor.

Por, nuk dihet se cilat janë temat që do të diskutohen. Kryenegociator i Kosovës është Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë është Petar Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë kishte deklaruar se në nivel të kryenegociatorëve do të ketë takim kah mesi i muajit nëntor, duke shtuar se nuk dihet data e saktë se kur do të jetë takimi i radhës mes tij dhe Vuçiq në ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kategoritë
LajmeVendi