Jeta e varur nga bombolat e oksigjenit

Pothuajse të gjithë pacientët me koronavirus, që po kërkojnë trajtim mjekësor në Kosovë, janë të varur nga oksigjeni.

Nëse nuk marrin oksigjen në kohë, shëndeti i tyre përkeqësohet. Mjekët e infermierët janë në përkujdesje të tyre.

Në shtatë reparte të Spitalit të Gjilanit janë të përgatitur 196 shtretër për të infektuarit me koronavirus.
Më datën 13 shtator, kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi këtë spital, afër 100 shtretër ishin të zënë me pacientë.

Mbi 70 për qind e tyre ishin me oksigjeno-terapi.

Shumë nga pacientët e shtrirë nuk mund të lëvizin apo të flasin. Ata ndihen të lodhur. Sëmundja ka rënduar shëndetin e tyre.
Xhylferije Shala po përkujdeset për bashkëshortin e saj. Ai është në oksigjeno-terapi, që kur është shtrirë në spital 10 ditë më parë.

Për asnjë moment, ajo nuk largohet nga dhoma.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi