Jevtiç: “Serbët e Kurtit” punojnë për Inteligjencën e Kosovës

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç këtë të hënë ka folur rreth unitetit mes serbëve ku sipas tij i krijuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është turbulluar.

Sipas tij “Serbët e Kurtit” nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e prishjes së këtij uniteti. Në një intervistë për TV Pink, Jevtiç, iu ka referuar kështu serbëve në Kosovë të cilët nuk janë në përkrahje të Listës Serbe, e që sipas tij janë përkrahës të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ne kemi informacione që disa prej tyre punojnë për Inteligjencën e Kosovës. Ajo që po ndodh këtyre ditëve është alarmante dhe brengosëse dhe do të bëjmë çfarë është e mundur për t’u siguruar që të mos ketë incidente dhe të mos biem në provokime”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është e qartë se Lista Serbe do t’i fitojë zgjedhjet në komunat kur garon, e në njërën prej tyre, Shtërpce, Jevtiç garon për kryetar.

Kategoritë
LajmeRajoni