Jinping: Dëshirojmë të punojmë me Erdogan për një nivel të ri bashkëpunimin strategjik

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh për shërim të shpejtë Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan, të cilët u infektuan me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19).

“Në emër të bashkëshortes sime Pıng Liyuen dhe tim personal, ju urimet tona të sinqerta dhe ju dëshirojmë shërim të shpejtë për ju dhe bashkëshorten tuaj Emine Erdogan”, shkruhet në mesazh e kreut të shtetit të Kinës.

Duke theksuar në mesazhin e tij se Kina do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm luftën e Turqisë kundër epidemisë, Xi deklaroi se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe se dëshiron të punojë me Presidentin Erdogan për ta çuar bashkëpunimin strategjik Kinë-Turqi në një nivel të ri.

Kategoritë
BotaLajme