Joe Biden shtrohet në spital, kompetencat ia transferoi zëvendëses të tij

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks during an event with local union members in the backyard of a home in Lancaster, Pa., Monday, Sept. 7, 2020. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Presidenti amerikan Joe Biden u shtrua në spital për një kolonoskopi. Pasi iu nënshtrua operacionit, Biden ia transferoi përkohësisht kompetencat zëvendëses së tij, Kamala Harris.

“Siç ishte rasti kur presidenti George W. Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe procesi i tillë përshkruhet edhe në Kushtetutë, Presidenti Biden do ta transferojë pushtetin tek zëvendëspresidentja për një periudhë të shkurtë kur ai është nën anestezion”, tha Psaki.

Shtëpia e Bardhë do të publikojë një përmbledhje të rezultateve të ekzaminit mjekësor të presidentit Biden.

Biden të shtunën mbush 79 vjet, ishte presidenti më i vjetër në histori të SHBA-së në ditën kur u betua si president.

Kategoritë
BotaLajme