Johnson & Johnson në tremujorin e parë fiton 457 milionë dollarë nga shitjet e vaksinave COVID-19

Në muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2022 prodhuesi amerikan i mallrave farmaceutike dhe të konsumit raportoi 382 milionë dollarë në shitje nga vaksinat jashtë SHBA-së, ndërsa brenda SHBA-së ajo fitoi 75 milionë dollarë

Kompania ‘Johnson & Johnson’ në tremujorin e parë të këtij viti ka fituar 457 milionë dollarë nga shitjet e vaksinave të koronavirusit COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2022 prodhuesi amerikan i mallrave farmaceutike dhe të konsumit raportoi 382 milionë dollarë në shitje nga vaksinat jashtë SHBA-së, ndërsa brenda SHBA-së ajo fitoi 75 milionë dollarë.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, kompania fitoi 100 milionë dollarë nga shitjet e vaksinave kundër koronavirusit, por të gjitha këto fitime erdhën vetëm nga shitjet në SHBA.

Për shkak të tepricës globale të ofertës dhe pasigurisë së kërkesës, ‘Johson & Johson’ tha se po pezullon udhëzimet e saj për shitjen e vaksinave COVID-19.

Sipas rezultateve financiare të publikuara nga kompania, ajo fitoi mbi 5.1 miliardë dollarë fitime neto në tremujorin e parë të këtij viti, 17,7 për qind më pak nga pothuajse 6.2 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, shitjet e raportuara u rritën për 4,9 për qind në duke arritur në mbi 23.4 miliardë dollarë krahasuar me 22.3 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Për shkak të rritjes së shitjeve në baza vjetore, bazuar në të dhënat e Bursës së New York-ut (NYSE) çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit me 3,1 për qind duke arritur në 183.21 dollarë mëngjesin e sotëm.

Kategoritë
BotaLajme