Johnson: Pres me padurim të punoj me Joe Biden

Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot Joe Biden, pas betimit si presidenti i 46-të i SHBA-së, duke u shprehur i paduruar për të punuar me Biden.

“Urime @JoeBiden për betimin si president i SHBA-së dhe @KamalaHarris për betimin e saj historik. Lidershipi amerikan është jetik për çështjet që na shqetësojnë të gjithëve, nga ndryshimi i klimës tek COVID-19 dhe unë pres me padurim që të punoj me presidentin Biden”, shkroi në Twitter Boris Johnson, i cili kishte një marrëdhënie të mirë me paraardhësin e tij, Donald Trump.

Kategoritë
BotaLajme