Johnsoni shkon në Kiev për ta takuar Zelenskyn

Kryeministri britanik Boris Johnson ka udhëtuar në Kiev për t’u takuar me Volodymyr Zelenskyn, ka konfirmuar në Twitter Ambasada e Ukrainës në Britani.

Foto e dyshes është përcjellë me mbishkrimin “Surprizë”.

Udhëheqësit e huaj kanë nisur të udhëtojnë në Ukrainë për të ofruar mbështetjen e tyre.

Kancelari austriak Karl Nehammer dhe presidentja e BE-së Ursula von der Leyen kanë qenë në vend këtë fundjavë.

Kategoritë
BotaLajme