Ju doli në mbrojtje palestinezëve, faqja zyrtare e Izraelit ‘kryqëzon’ Bella Hadid

Shteti i Izraelit ‘kryqëzoi’ supermodelen Bella Hadid të dielën pasi ajo doli në rrugët në Brooklyn për të mbështetur palestinezët në Gaza – duke thënë se avokimi i saj në mes të konfliktit të përshkallëzuar do të thotë thirrje për “eliminimin e shtetit hebre”.

“Kur njerëz të famshëm si @BellaHadid avokojnë për hedhjen e hebrenjve në det, ata po avokojnë për eleminimin e Shtetit Hebre,” shkroi Izraeli në faqen e tij zyrtare në Twitter .

“Kjo nuk duhet të jetë një çështje izraelito-palestineze. Kjo duhet të jetë një çështje njerëzore. Turp të kesh.”

Postimi përfshinte një pamje në ekran të Hadid që transmetohej në Instagram Live nga protesta e veshur me një fustan tradicional, një Keffiyeh dhe një maskë fytyre.

Hadid, 24 vjeç, babai i së cilës Mohamed Hadid, është palestinez, u pa gjithashtu në video në mediat sociale të shtunën duke marshuar me mijëra në demonstratën në Bay Ridge mes  një jave sulmesh vdekjeprurëse midis Izraelit dhe Hamasit.

Kategoritë
BotaLajme