Juventus nënshkroi Allegrin pasi shkarkoi Pirlon

Allegri, i cili u kthye në klubin nga Torino për herë të dytë, menaxhoi Juventusin nga 2014 deri në vitin 2019, vite në të cilat udhëhoqi klubin për të fituar pesë tituj të Serie A

Juventus njoftoi kthimin e Massimiliano Allegrit si trajner kryesor pasi klubi italian i futbollit shkarkoi Andrea Pirlon, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Allegri gjen një stol që ai e njeh shumë mirë, një klub që ai e do dhe që klubi e do atë, pasi sot fillon një udhëtim i ri së bashku drejt qëllimeve të reja”, thuhet në deklaratën e klubit italian.

Allegri, i cili u kthye në klubin nga Torino për herë të dytë, menaxhoi Juventusin nga 2014 deri në vitin 2019, vite në të cilat udhëhoqi klubin për të fituar pesë tituj të Serie A.

Nën drejtimin e Allegrit, Juventusi luajti dy finale në UEFA Champions League (2015 dhe 2017), ku ata humbën nga Barcelona, respektivisht Real Madrid.

Menaxheri italian Pirlo u shkarkua nga klubi sot pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon.

Kategoritë
LajmeSport