Juventusi merr vendim për të ardhmen e Ramseyt

Aaron Ramsey nuk pritet që të vazhdojë si lojtar i Juventusit.

Mesfushori uellsian nuk arriti të dëshmohet te “Zonja e Vjetër”, aty ku u transferua në vitin 2019, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht se ka ende kontratë të vlefshme, Juventusi është duke planifikuar largimin e tij.

Sipas “TuttoSport”, klubi italian ka vendosur për t’ia shkëputur kontratën lojtarit, i cili pastaj mund të largohet si lojtar i lirë

Ramsey së fundi ishte i huazuar te skuadra skoceze, Rangers.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit me Juventusin skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kategoritë
LajmeSport