Ka filluar Samiti Ndërkombëtar i Arsimit, i organizuar nga fondacioni Maarif.

Me fjalimet hapëse të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryetarit të Fondacionit Maarif prof dr Birol Akgün, ministrit të Arsimit të Republikës së Turqisë Mahmut Ozer, ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, ministrit të Arsimit të Lartë të Nigerit, Mamoudou Djibo, ministres së Arsimit të Katarit Buthaina bint Ali Al Jabr Al Nuaimi dhe intelektualëve dhe ekspertëve të shumtë nga universitete dhe institucione prestigjioze nga e gjithë bota, ka filluar Samiti Ndërkombëtar në Arsim,program ky I cili do të zgjas dy ditë.

Presidenti Erdoğan në fjalimin e tij theksoi për rëndësinë e hapjen e shkollave Maarif dhe aktivitetet që ky institucion po zhvillon në 6 kontinente, 47 shtete, me gjithsej 414 shkollla në të cilat mësimin e ndjekin mbi 50 mijë nxënës.

Në anën tjetër kryetari i fondacionit Maarif në fjalën e tij tha: Besojmë se Samiti do të kthehet në një platformë produktive ku do të diskutohen të gjitha problemet për aktorët politikë, intelektualët dhe akademikët që nuk e kanë humbur vullnetin e mirë, shpresën dhe guximin për të ardhmen e bukur të njerëzimit.

Gjatë dy ditëve sa do të zgjas ky samit, ekspertë të ndryshëm do të trajtojnë tema të rëndësishme të fushës së arsimit, ndër to: Trendet e reja në arsim, e ardhmja e arsimit, ndërkombëtarizimi i kurrikulës etj.

Kategoritë
BotaLajme