Kabashi Ramaj: Në kontekstin aktual, Siguria kombëtare duhet të jetë prioritet i Qeverisë

Anëtarja e re e Kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, eksperte e sigurisë, ka potencuar se Kosova dhe qytetarët e saj, sot më shumë se kurrë më parë, kanë nevojë ta kenë një qeveri që Sigurisë Kombëtare i jep prioritetin që duhet ta ketë, sidomos në kontekstin aktual rajonal e global.

Kabashi Ramaj, ka cekur po ashtu se Siguria Kombëtare, kërkon unitet mbarë shoqëror, gjë që do të kontribuojë së bashku me kolegët e saj në PDK por edhe me kolegët tjerë që i shërbejnë vendit, nga mbarë spektri politik e shoqëror.

Kategoritë
LajmeVendi