Kalin: Arritja e paqes në Ukrainë është e vështirë, por jo e pamundur

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës tha se “Paqja është e vështirë, por jo e pamundur”.

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës tha se “Paqja është e vështirë, por jo e pamundur”.

Ibrahim Kalin postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me sulmet ruse ndaj Ukrainës që filluan më 24 shkurt.

“Bota nuk mund të përballojë një luftë të re të ftohtë. Pasojat janë të rënda për të gjithë. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mjaft vdekje, shkatërrim dhe vuajtje, dhe kjo po vazhdon. Ne po punojmë shumë për ta ndalur këtë luftë. Iniciativat tona do të vazhdojnë. Paqja është e vështirë, por jo e pamundur”, shkruan Kalin në postimin e tij

Kategoritë
BotaLajme