Kalin: Erdogan nesër do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se presidenti Erdogan nesër do të bisedojë me Putinin në telefon.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nesër do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri vlerësime për tensionin Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Ibrahim Kalin tha se presidenti Erdogan nesër do të bisedojë me Putinin në telefon.

“Jemi në ditën e 10-të të luftës së Rusisë me Ukrainën. Shkatërrimi vazhdon. Të gjitha përpjekjet tona janë në radhë të parë për të ndalur këtë luftë. Në këtë kontekst, presidenti ynë ka një trafik diplomatik shumë intensiv. Ne vazhdojmë thirrjet tona për të gjitha palët, veçanërisht palën ruse, të ndalojë menjëherë këto sulme dhe të negociojë. Parimi ynë themelor është sigurisht mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar. Çfarëdo shqetësimi që Rusia ka shprehur duhet të trajtohet përmes negociatave, jo me luftë.”, tha Kalin

Kategoritë
BotaLajme