Kalın: Sulmet e Izraelit kundër Gazës, lajmërues i masakrave të reja

“Ftojmë të gjithë botën që të ndërmarrë përgjegjësi në mënyrë emergjente kundër qëndrimit të paligjshëm dhe okupues të Izraelit. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit të Palestinës”

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın tha se sulmet e Izraelit ndaj Gazës janë lajmërues i masakrave të reja.

Në një deklaratë nga Twiter, Kalın ka deklaruar: “Sulmet e Izraelit ndaj Gazës janë lajmërues i masakrave të reja. Ftojmë të gjithë botën që të ndërmarrë përgjegjësi në mënyrë emergjente kundër qëndrimit të paligjshëm dhe okupues të Izraelit. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit të Palestinës”.

Kategoritë
BotaLajme