“Kam dhimbje të madhe”, pacientit në Kosovë i hiqen mbi 20 gurë nga veshkat

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një ndërhyrje kirurgjike te një pacient, të cilit i hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

Pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në anën majtë në shpinë për një kohë të gjatë.

Pas kësaj mjekët kanë parë se pacienti vuante nga gurët në veshka dhe më pas kanë realizuar ndërhyrjen.

Pas ndërhyrjes së suksesshme kirurgjikale dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Kategoritë
LajmeVendi