Kamberi: E pritshme nga pushteti i Vuçiçit që himni i Serbisë të bëhet detyrim në shkolla

Gjykata e Apelit në Serbia ka refuzuar ankesën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ndaj ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, në padinë ndaj Ministrit të Brendshëmeksander Vulin për gjuhë të urrejtjes dhe përdorimin e termit fyes për shqiptarët. Këtë vendim të Gjykatës së Apelit në Beograd e ka bërë të ditur vet Mustafi duke thënë se vendimi shpërfaq më së miri drejtësinë e sotme në Serbi.

Ai ka shkruar se Gjykata e Apelit e legalizoi termin fyes për shqiptarët dhe betejën do ta vazhdojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti nga Bujanoci ka thënë tutje se propozimi që intonimi i himnit të bëhet me ligj është frymë anti-republikë

“Pra, propozimi i sotëm është i juaji, por fryma dhe shpirti politik janë të këtij klubi. Është politika anti-republikë, anti-modernitet dhe anti-diversitet. Është politikë e atyre që duan entitet të pastër etnik ose religjoz. Që duan komb të gjakut etj. Apo që do ta pëlqenin edhe kthimin në para-Republikë, qoftë edhe monarki. Prandaj edhe nuk ju pengojnë himnet arkaike, klerikale dhe monarkiste”, ka thënë ndër të tjera Kamberi./Express

Kategoritë
LajmeRajoni