Kanada, 5 persona plagosen nga hapja e zjarrit gjatë daljes nga namazi i teravisë

Të paktën 5 persona u plagosën si pasojë e hapjes së zjarrit me armë nga një automjet mbi njerëzit që dolën nga xhamia pas faljes së namazit të teravisë në qytetin Toronto të Kanadasë.

Të paktën 5 persona u plagosën si pasojë e hapjes së zjarrit me armë nga një automjet mbi njerëzit që dolën nga xhamia pas faljes së namazit të teravisë në qytetin Toronto të Kanadasë.

Zëdhënësi i policisë së Torontos, David Rydzik në një deklaratë tha se ngjarja ka ndodhur në xhaminë Ebubekir-i Sıddık në rajonin Scarborough.

“Në ngjarjen e shënuar në orën 01:00 sipas kohës lokale pas daljes nga namazi i teravisë u plagosën 5 persona si pasojë e zjarrit me armë të hapur nga një person/persona që po kalonin në rrugë me një automjet”, tha Rydzik duke shtuar se nuk ka ndonjë informacion që personat e plagosur të jenë të përfshirë në ndonjë ngjarje që të ketë shkaktuar armiqësi.

Ai bëri të ditur se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ku tre prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm ndërsa dy prej tyre vazhdojnë trajtimet.

Nadeem Sheikh, anëtari i Bordit drejtues të Shoqatës së Muslimanëve Scarborough në të cilën është e lidhur xhamia Ebubekir-i Sıddık ku ndodhi ngjarja, ka deklaruar: “Vërtet jam i trishtuar dhe i shqetësuar. Këtë mëngjes u qëlluan 5 vëllezërit tanë. Kërkojmë që agresorët të gjenden sa më parë dhe t’i dorëzohen drejtësisë”.

Kategoritë
BotaLajme