Kanadaja do të blejë 88 avionë luftarakë F-35

Kanadaja ka njoftuar se do të blejë 88 avionë “F-35” për të plotësuar nevojat e forcave ajrore për avionë luftarakë të gjeneratës së re.

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes Kombëtare, Anita Anand njoftoi në një konferencë të përbashkët shtypi me ministren e Prokurimeve Kombëtare, Filomena Tassi, se planifikojnë të blejnë 88 avionë të rinj luftarakë dhe për këtë është ndarë një buxhet prej 19 miliardë dollarësh.

Ministrja Anand deklaroi se blerja e avionëve tip “F-35” do të rrisë sovranitetin e Kanadasë në Polin e Veriut, ndërsa ministrja Tassi tha se ky do të jetë investimi më i rëndësishëm i bërë për Forcat Ajrore Kanadeze në 30 vitet e fundit.

Kategoritë
BotaLajme