Kancelari gjerman Scholz më 14 mars do të zhvillojë vizitë zyrtare në Turqi

Vizita në fjalë, do të jetë vizita e parë në Turqi e kancelarit Olaf Scholz i cili detyrën e tij e ka filluar më 8 dhjetor 2021.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, më 14 mars do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ankara.

Sipas informacioneve të marra nga burime të afërta me qeverinë gjermane, bëhet e ditur se kancelari Scholz më 14 mars do të zhvillojë vizitë një ditore në Ankara.

Mësohet se Scholz ka planifikuar që në Ankara të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Vizita në fjalë, do të jetë vizita e parë në Turqi e kancelarit Olaf Scholz i cili detyrën e tij e ka filluar më 8 dhjetor 2021.

Kategoritë
BotaLajme