Në një bisedë të drejtpërdrejtë, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin që të mos përdorë armë biologjike ose kimike në Ukrainë
Pretendimet e Rusisë se Ukraina po përdor armë të tilla ose se Shtetet e Bashkuara duan t’i përdorin ato “duken si një kërcënim i nënkuptuar që vetë Putini po e shqyrton përdorimin e armëve të tilla”, citon gazeta gjermane të ketë thënë Scholz.
Scholz doli kundër edhe sanksioneve të mëtejme, duke thënë se sanksionet ndaj gazit rus do ta çojnë Europën në recesion.