Kancelari Sebastian Kurz nuk di ta këndojë himnin e Austrisë

Himni austriak u bë pengesë e pakapërcyeshme për kancelarin federal të Austrisë, Sebastian Kurz gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Më saktësisht, ai nuk pranoi apo nuk mundi ta këndonte himnin austriak.

Kurz duhej të këndonte himnin e shtetit që udhëheq gjatë dhënies së shtetësisë austriake pasardhësve të viktimave të Holokaustit, megjithatë, duke gjykuar nga incizimi – gjithçka shkoi keq.

Teksa po intonohej melodia e himnit, Kurz tha: “Epo, ka sigurisht njerëz që mund të këndojnë më mirë se unë”.

Ai pastaj u përpoq ta bindte dikë të pranishëm ta këndonte në vend të tij dhe pasi “i zgjedhuri” nuk ishte fort i lumtur për këtë, ngase ajo pjesë i përkiste atij, ai sugjeroi që ta këndonin së bashku.

Kancelari nuk ishte i kënaqur me propozimin, kështu që gjatë intonimit të himnit, ai thjesht hapi gojën dhe qeshi.

Kategoritë
BotaLajme