Kandidati i LDK-së i ndërron zotimet, harron liqenin thotë se do t’i rrisë kapacitetet e stadiumit “Fadil Vokrri”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, para disa ditësh në një emision televiziv tha se pjesa e stadiumit “Fadil Vokrri” mund të kthehet në një liqen, ndërsa stadiumi të zhvendoset në një pjesë periferike.

E, kjo ide “futuristike” vështirë e realizueshme, u përcjell me shumë shaka në rrjete sociale.

Mirëpo, sot ka publikuar plan-programin ku thotë se kapacitete e tribunës lindore të stadiumit do t’i rrisë për 8 mijë ulëse.

Me këtë ka ironizuar edhe analisti Imer Mushkolaj, ku tha të mos ekzaltohen pasi kandidati i LDK-së ka ndërruar zotimet e tij.

“Mos u ekzaltoni. S’ka njëherë liqe në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”. Kandidati i LDK’së po premton rritjen e kapacitetit të tribunës lindore edhe për 8000 ulëse”, shkruan Mushkolaj.

Kategoritë
LajmeVendi