Kaos në Beograd, kamioni me raketa aktive përmbyset në mes të rrugës

Në bypass-in rreth Beogradit në drejtim të Ostruznica është krijuar një gjendje kaosi për shkak të trafikut të krijuar.

Trafiku është krijuar sepse një kamion ushtarak që po transportonte raketa aktive, u përmbys në rrugë mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i kamionit, e cili kishte humbur kontrollin e mjetit, është plagosur lehtë dhe nuk është në rrezik për jetën. Edhe dy pasagjerët e tjerë, që ndodheshin në kamion, janë plagosur lehtë.

Gjithashtu jeta e banorëve dhe mjedisi nuk janë në rrezik, duke marrë parasysh specifikën e ngarkesës dhe se njëra prej raketave kishte dalë jashtë kamionit.

Kategoritë
LajmeRajoni