Kaosi në derbi, Federata Franceze vendos një datë të re për Nice-Marseille

Pas dënimeve të ashpra që dha Komisioni i Disiplinës Franceze lidhur me figurën e shëmtuar që bënë Nice dhe Marseille në derbin e Rivierës, tani ka ardhur edhe vendimi se kur do të riluhet kjo sfidë.

Sipas njoftimit nga Federata Franceze, ndeshja e javës së tretë, Nice-Marseille e cila u vendos të riluhet pas trazirave, është përcaktuar për t’u zhvilluar më 27 tetor.

Vendi se ku do të luhet kjo ndeshje, ende nuk është përcaktuar dhe në ditët në vijim do të ketë një tjetër komunikim nga FFP.

Kujtojmë që Komisioni i Disiplinës vendosi që kjo ndeshje të riluhet nga e para edhe pse u ndërpre në minutën e 74’ dhe Nice kryesonte 1-0.

Ekipit vendas iu hoq një pike nga renditja dhe disa lojtarë nga të dyja skuadrat u pezulluan për shfaqjen e shëmtuar që dhanë në një stadium të tejmbushur.

Kategoritë
Sport