Kaosi në Kazakistan/ Protestuesit presin kokën e policit, vriten 12 efektivë

Dymbëdhjetë anëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 353 u plagosën në trazirat dhe demonstratat që kanë tronditur Kazakistanin prej ditësh.

“Trupi i njërit prej policëve u gjet i prerë” , shkriajnë mediet lokale.

Ndërkohë dhjetëra rebelë antiqeveritarë janë vrarë nga forcat e policisë në qytetin kryesor të Kazakistanit, Almaty. Këto protesta të ashpra vazhduan pas vendimit të qeverisë për dyfishim të çmimit të naftës.

Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se ata ishin të detyruar të sulmonin, për shkak se turma e pabindur po tentonte të merrte kontrollin e disa stacioneve të policisë.

Të shtëna me armë, tym dhe flakë janë parë të dalin edhe nga zyra e kryetarit të bashkisë së qytetit të Almaty. Aeroporti kryesor i Kazakistanit është boshatisur si shkak i daljes nga kontrolli i situatës.

I gjendur në këtë situatë kaosi, presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev, ka kërkuar ndihmë nga Rusia, e cila ka dërguar disa trupa me qëllim vendosjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Ndihma nga kjo e fundit vjen si një anëtare e përbashkët në Organizatën e traktatit të sigurisë kolektive, (CSTO) ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Taxhikistani, Kirgistani dhe Armenia.

Edhe kjo e fundit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së presidentit për ndihmë. Ndërkohë në Kazakistan është shpallur gjendje e jashtë zakonshme.

Kategoritë
BotaLajme