Kapen dy terroristë të DEASH-it në Turqinë juglindore

Gjatë marrjes në pyetje në zyrën e xhandarmërisë provinciale, dy persona u identifikuan si anëtarë të grupit terrorist DEASH të cilët vepronin në Sirinë veriore dhe lindore

Turqia ka kapur dy terroristë të DEASH-it në provincën Mardin në juglindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trupat kufitare kapën tre individë të cilët po përpiqeshin të kalojnë nga Siria në Turqi.

Gjatë marrjes në pyetje në zyrën e xhandarmërisë provinciale, dy persona u identifikuan si anëtarë të grupit terrorist DEASH të cilët vepronin në Sirinë veriore dhe lindore.

Personi i tretë u transferua në drejtorinë provinciale të migracionit për t’u depërtuar.

Në vitin 2013, Turqia ishte një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Që atëherë, Turqia ka pësuar disa sulme nga grupi terrorist si pasojë e të cilave janë vrarë mbi 300 persona dhe qindra janë plagosur.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione kundër-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Kategoritë
BotaLajme