Kaq e dënoi gjykata profesorin e përfshirë në rastin e 16-vjeçares në Drenas

Shkëlzen Xhekaj, profesori që keqpërdoroi seksualisht 16-vjeçaren nga Drenasi, është dënuar me katër vite e gjashtë muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë Gjykata nëpërmjet një njoftimi për media, shkruan lajmi.net

“I akuzuari Sh.XH. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Vesel Veseli, poashtu u dënua me katër vite burg.

“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në vendim.

Kategoritë
LajmeVendi