Karikaturisti suedez i njohur për vizatimin antiislam humbi jetën në një aksident trafiku

Dy policë që ishin caktuar për ta mbrojtur atë humbën jetën gjithashtu në aksident, njoftoi e përditshmja suedeze “Dagens Nyheter

Karikaturisti suedez Lars Vilks, i njohur për përshkrimin e tij nënçmues të Profetit Muhamed, të dielën humbi jetën në një aksident, bëjnë të ditur mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy policë që ishin caktuar për ta mbrojtur atë humbën jetën gjithashtu në aksident, njoftoi e përditshmja suedeze “Dagens Nyheter”.

Vetura në të cilën ishin Vilks dhe oficerët u përplas me një kamion dhe të dy automjetet u dogjën, njoftoi transmetuesi publik i Suedisë “SVT”.

Shoferi i kamionit kaloi me lëndime.

Vilks për shkak të kërcënimeve me vdekje kishte jetuar nën mbrojtjen e policisë që nga vizatimi kontrovers i vitit 2007.

Policia tha se ka nisur një hetim për ngjarjen.

Në vitin 2007, gazeta vendore suedeze “Nerikes Allehanda” botoi karikaturën e Vilks duke fyer Profetin Muhamed. Që atëherë, ai ka jetuar në një vend të fshehtë me rojet e policisë.

Kategoritë
BotaLajme