Kasparov: Putinin e njoh vetëm si diktator të Rusisë

Garry Kasparov kritikoi ashpër Vladimir Putinin duke e quajtur atë një “diktator” dhe kreun e një “sistemi të rremë politik”.

Ish-kampioni i botës dhe ndoshta një nga lojtarët më të mëdhenj të shahut ndonjëherë, është një kritik i zëshëm i presidentit të Rusisë, prandaj u arrestua.

“Unë nuk di asgjë për Presidentin Putin, por di për diktatorin rus. Nëse e quani president, ju i jepni më shumë besueshmëri në sistemin e rremë politik të zbatuar në Rusi”, tha Kasparov në hapjen e një turneu shahu në Bukuresht, Rumani.

“Shpresoj që një ditë (Putini) të sillet para drejtësisë për krimet që bëri”, tha Kasparov gazetarëve. “Unë jam i sigurt që kur regjimi të shembet, diktatori gjithashtu do të shembet. Askush nuk do ta ndihmojë”, pohoi ai.

Ndryshe, Kasparov hapi “Superbet Chess Classic 2021” në kryqytetin rumun, Bukuresht.

Kategoritë
LajmeRajoni