Katar 2022: shorti i grupeve, sërish përballje shqiptaro-serbe

Në Doha u hodh shorti i grupeve për Botërorin e Katarit, i pari në Lindjen e Mesme, dhe i pari në vjeshtë-dimër, këtë vit.

Gjithashtu, ky ishte shorti i parë i Botërorit, në të cilin nuk dihen të gjithë pjesëmarrësit, duke pasur parasysh se ende kërkohen tre kombëtare, të cilat duhet të fitojnë një vend në qershor përmes kualifikimeve shtesë.

Për këto tre vende po luftojnë Skocia, Ukraina, Uellsi, Peruja, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kosta Rika dhe Zelanda e Re.

Detaj tjetër është se që në ndeshjet e grupit do ketë një përballje shqiptar-serbe, kjo për faktin se Zvicra dhe Serbia do jenë sërish përballë.

Përbërja e grupeve:

GRUPI A: Katar, Ekuador, Senegal, Holandë.

GRUPI B: Angli, Iran, SHBA, Ukrainë / Uells / Skoci.

GRUP C: Argjentinë, Arabi Saudite, Meksikë, Poloni.

GRUPI D: Francë, Emiratet e Bashkuara Arabe / Australi / Peru, Danimarkë, Tunizi.

GRUPET E: Spanjë, Kosta Rika / Zelanda e Re, Gjermania, Japonia.

GRUPI F: Belgjikë, Kanada, Marok, Kroaci.

GRUPI G: Brazil, Serbi, Zvicër, Kamerun.

GRUPI H: Portugali, Gana, Uruguai, Koreja e Jugut.

Kategoritë
Sport