Katër gazetarë afganë strehohen në Maqedoni të Veriut

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka mbërritur një grup prej katër gazetarë nga Afganistani që rrezikohen nga autoritetet e atjeshme.

Bëhet fjalë për gazetarë të TV-së dhe Radios që kishin punuar për mediat lokale dhe korrespodentë të mediave të huaja, kurse pas rënies së qeverisë demokratike, kanë marrë kërcënime për jetë nga talibanët.

RMV-ja u ka siguruar qëndrim të përkohshëm deri në largimin për në vendet e treta me kërkesë të Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave.

Siç thuhet në një komunikatë nga Qeveria, me pranimin e këtyre qytetarëve afganë, vendi vazhdon rolin aktive në operacionin e madh humanitar për ndihmë popullatës prodemokratike në Afganistan.

Gazetarët afganë përkohësisht do të akomodohen në Shkup, kurse harxhimet në tërësi janë të mbuluar nga organizata “Gazetarë për të Drejtat e Njeriut”.

Për momentin, në RMV qëndrojnë 534 qytetarë nga Afganistani, për të cilët institucionet ua sigurojnë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme.

Nga RMV-ja deri tani janë larguar 85 qytetarë afganë, ku qëndrim të përhershëm u kanë siguruar Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe SHBA-ja. /KlanMacedonia/

Kategoritë
LajmeRajoni