Katër kandidatë për blerjen e Chelseat

Katër grupe të interesuara do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre përfundimtare për blerjen e një prej klubeve më të njohura në Premier Ligën angleze deri të enjten.

Katër kandidatë të konfirmuar mbeten në konkurrencë për të marrë pronësinë e klubit londinez Chelsea, pasi pronari rus Roman Abramovich e gjeti veten në shënjestër të sanksioneve të qeverisë britanike për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Katër grupe të interesuara do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre përfundimtare për blerjen e një prej klubeve më të njohura në Premier Ligën angleze deri të enjten.

Më 12 mars, drejtuesit e Premier Ligës i hoqën kompetencat biznesmenit rus, Abramovich ndaj klubit të futbollit Chelsea pas sanksioneve të qeverisë britanike.

Qeveria britanike ka njoftuar më parë ngrirje të plotë të aseteve dhe ndalim udhëtimi për shtatë oligarkë rusë, përfshirë pronarin e klubit të futbollit Chelsea, Abramovich, ndërsa lufta e Moskës kundër Ukrainës vazhdon.

Miliarderi rus nxori në shitje Chelsean përpara se qeveria britanike të vendoste sanksione ndaj tij dhe t’i jepte atij kontrollin e klubit.

Kategoritë
Sport