Katër politikanë të lartë qëllohen me snajper, 1 në gjendje të rëndë

Të paktën dy ligjvënës filipinas, duke përfshirë një kryetar bashkie dhe një kandidat për zëvendës guvernator, u goditën me snajper mbrëmjen e së mërkurës.

Një skenar i denjë për filmat hollivudianë. Ata ishin duke festuar në një lokal, kur ka ndodhur edhe atentati.

Policia njoftoi se ish-kryebashkiaku dhe kryetari aktual i bashkisë së qytetit u plagosën nga të shtënat me snajper dhe u dërguan menjëherë me urgjencë në spitalin e qytetit.

Ndërkohë, deputeti dhe kandidati për guvernator u plagosën gjithashtu por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raporteve policore dhe çfarë kanë shkruar familjarë, krybashkiaku i qytetit është në gjendje të rëndë, sepse plumbi e ka kapur në kokë duke e përshkuar tej për tej.

Atentati ka ndodhur në orën 20 e 45 të mbrëmjes të së mërkurës, dhe, në përgjigje të atentatit mafioz, gjenerali Dionardo Carlos, shefi i Policisë Kombëtare të Filipineve urdhëroi bllokimin e qytetit dhe ka sekuestruar të gjitha kamerat për të ndërmarrë një kërkim masiv të të dyshuarve për atentatin mafioz.

Filipinet i drejtohen zgjedhjeve të përgjithshme në maj të 2022-shit, dhe mediet vendase kanë folur për implikime politike në këtë atentat.

Filipinet janë një vend që vuajnë nga dhuna mes bandave dhe në disa raste edhe vrasjet politike.

Kategoritë
BotaLajme