Katër presidentë perëndimorë mbërrijnë në Kiev, takim me Zelenskyn

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë mbërritur në Kiev për të diskutuar me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky në lidhje me pushtimin e vendin nga Rusia, që prej 24 shkurtit.

Nëpërmjet një postimin në Twitter, presidenti i Lituanisës Gitanas Nauseda tha se ai po shkonte në kryeqytetin ukrainas “me një mesazh të fortë për mbështetje politike dhe ndihmë ushtarake”.

Presidenti letonez, Egils Levits, tha se vizita në Ukrainë kishte për qëllim të tregojë “solidaritet të plotë me popullin heroik dhe Presidentin e tyre”.

Zyra e presidentit polak, Andrzej Duda, gjithashtu postoi në Twitter për vizitën.

Takimi për të ndihmuar civilët dhe ushtrinë në Ukrainë, si dhe për të hetuar krimet e luftës, tha një zëdhënës i presidentit të Estonisë, Alar Karis.

Zyrat e katër presidentëve nuk pranuan të japin detaje të vizitës për arsye sigurie.

Kategoritë
BotaLajme