KB Peja në finale, fiton në tavolinë ndaj Ponte Prizrenit

Dje, ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe KB Pejës nuk u zhvillua shkaku i përleshjes mes dy ekipeve.

Dy skuadrat u përleshen dhe shkaku i saj ndeshja fillimisht u suspendua, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, tani Peja ka informuar se është në finale duke regjistruar fitore në tavolinë me rezultat 00 – 20.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Jemi në finale por jo në mënyren se si dëshiruam.

Rezultati final:

KB Ponte 00 – 20 KB Peja

Jemi të detyruar të ju kërkojmë falje dashamirësve të basketbollit që nuk patëm mundësi të ju dhurojmë spektaklin e pritur.

Ndeshja nuk filloj me ritmin e duhur, shumë gabime ndodhën në strategjinë e lojës, por falë përformancës së shkëlqyshme Ekipore arritëm që në pjesë të parë ta përmbysim “hovin” e ekipit kundërshtarë. Ne vazhdojmë rrugëtimin tonë në finale, ndërsa ekipet që nuk janë kualifikuar me shumë respekt ju urojmë suksese vitin tjetër”, shkroi klubi në Facebook.

Në finale, Peja do përballet me Golden Eagle Ylli.

Kategoritë
Sport