KEK-u tregon se kur do të krijohen kushtet për furnizimin e “Termokos”-it

“Termokos” ka ndërpre furnizimin me ngrohje për konsumatorët e saj.

Kjo ndërmarrje ka njoftuar se ndërprerja me ngrohje është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u. Kjo e fundit ka reaguar duke thënë se sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e “Termokos”-it me avull për ngrohje qendrore.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MË/h. Ndërsa ne Kosovën B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1. Sido qe te jete, për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore. Duke falënderuar palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji ne kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

Kategoritë
LajmeVendi