“Kemi kurs të gjermanishtes”, thirrjet e punëtorëve shëndetësor para MSh-së

Punëtorët shëndetësor kanë protestuar për një orë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, me kërkesë Pagat për këto muaj sa ishin angazhuar si dhe vazhdimet e kontratave.

Ata kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova.

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, thuhet në një nga pankartat që kishin në dorë. “Duam përgjigje”, “Oj Kosovë oj nana ime ndonëse jam i mërguar dashninë tënde zemra kurrë s’ka me harruar”, “Ministër ku je, Kosovën ku po e len”, ishin disa nga brohoritjet e punëtorëve shëndetësor.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi