“Keni me pa ju se kush jemi ne”, dy persona i ikin me veturë policëve

Policia ka arrestuar dy persona në Malishevë pasi të njëjtit nuk kishin përfillur urdhërin e zyrtarëve policorë, dhe nuk e kanë ndalur veturën e tyre por kanë kërbnunar policët.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Datë 03.01.2022 rreth orës 14:00,derisa patrulla e policise ishte ne pike kontrolli te automjeteve ne rr.Adem Jashari ne Malisheve,aty kishin kaluar dy persona me veturen e tyre Mercedes. Nga ana e zyrtareve policore I ishte dhene shenje qe kjo veture te ndalet ,por perkunder shenjes se dhene I dyshuari nuk kishte perfillur urdherat e ligjeshem te zyrtarit policor por kishte filluar te rris shpejetsin dhe ishte larguar nga aty. Me pas patrulla e policise I ishte vene pas kesaj veture e qe pasi I ishin ofruar ne nje distane afer saj edhe e kishin sinjalizuar qe te ndalej por nuk kishte ndodhur nje gje e tille.Te dyshuarit kishin vazhduar rrugen deri tek shtepia e tyre ne Malisheve.Kur kishin arritur ne hyrje te oborrit te dyshuarit kishin tentuar qe te hynin brenda ne shtepi edhe pse ishin paralajmeruar nga zyrtaret policore qe te ndalen.Pas kesaj te dyshuarit ishin arrestuar nga ana e zyrtareve policore e qe gjate arrestimit edhe kishin shfaqur rezistence.

Kategoritë
LajmeVendi