Kenia raporton 106 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka shkuar në 1.686, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 96.908

Gjatë 24 orëve të fundit Kenia ka raportuar 106 raste të tjera dhe 1 viktimë nga koronvirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka shkuar në 1.686, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 96.908.

Gjatë ditës së fundit, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 3.315 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 1.059.006.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu konfirmoi 184 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 79.257 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Mes luhatjes së numrit të rasteve me COVID-19, Kenia ka njoftuar valën e dytë të pandemisë.

Kategoritë
BotaLajme