Kërkesa e Perëndimit për Putin: Mos ndëshko gazetaren që protestoi kundër luftës

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje autoritete ruse që të mos ndëshkojnë gazetaren e cila protestoi live gjatë edicionit informativ në televizionin shtetëror rus “Channel One”, me një pankartë ku shkruhej “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës”.

KB thonë se Rusia nuk duhet të ndëshkojë gazetaren për ushtrimin e të drejtës së saj për fjalën e lirë. Më herët Kremlini kritikoi ashpër verimin e gazetares ruse. Autoritetet ruse e cilësuan veprimin e gazetares huliganizëm.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpallur të jashtëligjshme protestat në Rusi, në një tentativë për të ndaluar rusët të mësojnë të vërtetën e asaj çfarë po ndodh në Ukrainë. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, qeveria ruse miratoi një ligj që dënon deri në 15 vite burg gazetarët që përhapin “lajme të rreme” për luftën./abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme