Këshilltari i Zelenskyt tregon se a do ta njohë Ukraina pavarësinë e Kosovës

Jehor Chernyev, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nga aspekti i Ukrainës, nuk është koha e duhur për të folur për njohjen e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Këshilltari i presidentit ukrainas, ka folur rreth njohjes së Kosovës për Radio Televizionin e Kosovës.

“Mendoj që nuk është koha e duhur për momentin”, tha ai.

Ai, tha gjendja në Ukrainë është tejet e rëndë me sulmet e kohëpaskohshme të Rusisë.

“NATO-ja dhe shtetet e saj mund të na ndihmojnë në një gjë shumë të rëndësishme të mbyll qiellin, që i bie që çfardo fluturake apo raketë nuk do duhej të ishte në qiellin ukrainas sepse dëmtimet më të mëdha i kemi nga raketat dhe bombat e aeroplanëve. Por kemi edhe sistemet tona kundër ajrore dhe kundër fluturakeve por nuk mjafton prandaj na nevojitet kjo mbështetje”, tha këshillari i presidentit Zelensky.

Këshilltari politik tha se presidenti Zelensky është ende në Kiev dhe se nuk e ka ndërmend të largohet prej aty. /gazetametro.net

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore