Kështu u dogj nga serbët Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok (Video)

Serbët kanë djegur mbrëmë Zyrat e Regjistrimit në Zubin Potok, teksa është raportuar se u kanë hedhur granata dore edhe atyre në Zveçan mirëpo pa u shkaktuar dëme.

Sipas zjarrfikësve, zjarri është shuar rreth orës 2:30 pas mesnate dhe ka përfshirë dy  zyra të Qendrës së Regjistrimeve.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka qenë brenda kësaj kohe.

E mediat lokale të veriut tanimë kanë publikuar pamjet e para të këtij incidenti ku shihet tymi që del nga objekti i Qendrës së Regjistrimeve.

Kategoritë
LajmeVendi