“Kështu veprojnë frikacakët”, politikani gjerman kritikon 10 ambasadorët që reaguan për Osman Kavala ndaj Turqisë

Politikani gjerman Jürgen Todenhöfer iu përgjigj për reagimin e 10 shteteve ndaj Tuqisë për Osman Kavalën duke thënë: “Kështu veprojnë frikacakët”, “Pse nuk protestuan për burgosjen e Julian Assange në Britaninë e Madhe apo për të burgosurit e Guantanamos të SHBA-ve?”.

Ambasadorët e 10 shteteve perëndimore në Turqi, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, kanë nënshkruar një skandal që do të mbetet në historinë e diplomacisë; Ambasadorët, të cilët e shihnin veten si guvernatorë kolonialë, publikuan një tekst të përbashkët ku kërkonin lirimin ‘e menjëhershëm’ të Osman Kavalës, i cili ishte në gjyq për ngjarjet e Gezi dhe tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Për këtë skandal të ambasadorëve ka reaguar politikani gjerman Jürgen Todenhöfer, i cili ka qenë deputet i Partisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) në vitet 1972-1990 dhe është larguar nga CDU në vitin 2020 dhe ka themeluar Ekipin Tödenhöfer.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Todenhöfer ka shkruar: “10 ambasadorë perëndimorë protestuan kundër burgosjes së Osman Kavala nga Turqia. Por pse nuk protestuan për burgosjen e Julian Assange në MB apo të burgosurve të Guantanamos në SHBA? Kjo nuk është si veprojnë heronjtë, frikacakët sillen kështu.” .

Kategoritë
BotaLajme