Këta ishin deputetët që kanë votuar për të ndaluar ‘Ezanin’ e xhamive në vitin 2014 (Dokument)

Shtatë vite më parë, në Kuvend të Kosovës ishte diskutuar projektligji për mbrojtjen nga zhurma, në të cilin ezani vlerësohej si zhurmë. Votën për në vitin 2014-të, e kishin dhënë edhe Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Gazeta e Re.

Vetëvendosje vite më parë kishte votuar pro Ligjit për parandalimin e zhurmës së ezanit, që ishte propozuar nga ish-ministri i Ambientit në atë kohë, Dardan Gashi. Kuvendi kishte miratuar ligjin për ndotjen akustike, në të cilën përmendet edhe zhurma që vjen nga ezani, thirrja që bëhet në xhami 5 herë në ditë për faljen e namazit.

Në këtë votim kishin marrë pjesë të gjithë deputetët e LVV’së përfshirë edhe Albin Kurtin ata kishin votuar pro ligjin për zhurmat, që hapi debat të madh veçanërisht për pjesën ku sanksionohet zhurma e ezanit të xhamive dhe kambanave të kishës. Votën për e kishin dhënë edhe deputetët e PDK’së, derisa nga Partia Demokratike kishte votuar kundër ligjit vetëm deputetja Ganimete Musliu.

Ndërkohë, shumica e deputetëve të LDK’së, me përjashtim të Alma Lames, Vjollca Krasniqi e Sadri Ferati, të tjerët kishin votuar kundër ligjit. Edhe deputetët e minoriteteve nuk e kishin përkrahur Ligjin. Aty përcaktohet përgatitja e hartave të zhurmës, informimi i publikut për këtë si dhe miratimi i planeve të punës nga ana e Qeverisë dhe komunave, bazuar në hartat e zhurmës. Projektligji përcakton edhe bazën e vendosjes së masave të komunitetit për zvogëlimin e zhurmës. Me këtë, përveç tjerash, nga miratimi i ligjit xhamitë do të duhej ta zvogëlonin volumin gjatë thirrjes së ezanit e kishat po ashtu të kambanave.

Lista e deputeteve të atëhershëm qe votuan pro këtij projektligji:

Kategoritë
LajmeVendi