Këto janë kafshët më vdekjeprurëse në botë

Cila do të thoni se është kafsha më e rrezikshme në botë? Peshkaqeni? Tigri? Krokodili?

Edhe pse këta grabitqarë janë vrasës të tmerrshëm, më vdekjeprurëse në botë, vit pas viti, është në të vërtetë diçka shumë më e vogël, një insekt, bëhet fjalë për mushkonjën.

Në një artikull, BBC sjell disa nga kafshët më vdekjeprurëse në botë.

Mushkonja

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 725,000 njerëz vriten çdo vit nga sëmundjet që vijnë nga mushkonjat. Vetëm malaria prek 200 milion, nga të cilat vlerësohet se 600,000 vdesin. Ndryshe nga shumë krijesa të tjera të rrezikshme, ato mund të gjenden në pothuajse çdo pjesë të botës në periudha të ndryshme të vitit.

Gjarpërinjtë

Rreth 50,000 njerëz vdesin çdo vit nga gjarpërinjtë. Gjarpri më helmues në botë është Taipan. Helmi i tij është shumë toksik dhe mund të vrasë një qenie njerëzore në më pak se 45 minuta. Më shumë se 80% e atyre që kafshohen nga Taipan vdesin. Por nuk është vrasësi më i madh, sepse rrallë kafshon njerëzit.

Qentë

Shoku me i mire i njeriut? Ndoshta, por jo i njerëzimit. Qentë e tërbuar janë përgjegjës për vdekjet e rreth 25,000 njerëzve në vit. Në vendet ku qentë zakonisht mbajnë tërbim janë të përfshirë në deri në 99% të infeksioneve, sipas OBSH.

Krokodilët

Krokodilët nuk vendosen domosdoshmërisht për të gjuajtur njerëz, por ata janë vrasës oportunistë. Vetëm në Afrikë ka disa qindra sulme krokodili ndaj njerëzve në vit, 1/3 dhe deri ne në gjysmën e të cilave janë fatale, në varësi të specieve. Në të gjithë botën, krokodilët vlerësohet se vrasin rreth 1.000 njerëz në vit, shumë më tepër sesa peshkaqenët.

HipopotamiHipopotami është gjitari më i madh vdekjeprurës në botë, duke vrarë rreth 500 njerëz në vit në Afrikë. Hipopotamët janë krijesa agresive dhe kanë dhëmbë shumë të mprehtë./ BBC/ 

Kategoritë
LajmeTë ndryshme